Arbëri

Edhe në kohë karantine u keqpërdor buxheti për dreka zyrtare

Edhe në kohë karantine u keqpërdor buxheti për dreka zyrtare
 

Shpenzime në emër të drekave e darkave në takime zyrtare me delegacione janë bërë edhe në muajt kur Kosova ndodhej në karantinë – kufijtë ishin mbyllur e restorantet nuk shërbenin brenda. Këso harxhimesh ka bërë Presidenca e edhe shumë institucione të pavarura.

Qysh në gjysmën e marsit, kur ishin paraqitur rastet e para të të infektuarve me virusin që ka shkaktuar pandeminë COVID-19, Qeveria kishte vendosur masa kufizuese të lëvizjes. Për pasojë, ishin ndërprerë mundësitë e qarkullimit nga shteti në shtet, sikurse edhe ishte kufizuar në masë qarkullimi brenda Kosovës. Ndërkaq, deri në qershor, restorantet nuk mund t’u shërbenin klientëve në lokal ose tarracë.