Arbëri

Mot i qëndrueshëm në Kosovë në ditët e ardhshme

Moti në Kosovë do të jetë i qëndrueshëm në ditët e ardhshme. Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, ku mundësia për brymë mbetet evidente.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14-22 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mestarë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.