Arbëri

Jashari: Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshojë vetëm për të hequr votimin e dyfishtë

Jashari: Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshojë vetëm për të hequr votimin e dyfishtë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se në Kosovë duhet të ndryshojë Kushtetuta për të hequr detyrimin për votim të dyfishtë, e jo të bëhen ndryshime për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë. Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.