Arbëri

Deklarata e Lajçakut, vlerësohet skandaloze dhe e pamatur nga spektri politik kosovar

I gjithë spektri politik e ka kundërshtuar deklaratën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur këtë deklaratë si të pavend e të pamatur. Ai ka shtuar se themelimi i Asociacionit të Komunave serbe duhet bërë në bazë të ligjeve në fuqi, raporton KOHA.