Arbëri

Putini anulon vizitën në Beograd si “ndëshkim për afrimin e Serbisë me SHBA-në”

Foto: Reuters
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, ashtu siç ka paralajmëruar në disa raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan të mërkurë ngazeta serbe “Danas”.

Kjo gazetë, bazuar në burimet e saj diplomatike thotë se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku u firmosën zotime nga Serbia e Kosova për normalizim ekonomik.