Arbëri

Serbët paralajmërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, nëse bllokohet formimi i Asociacionit

Serbët paralajmërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, nëse bllokohet formimi i Asociacionit

"Nëse Prishtina thjesht vendos të mos përmbush detyrimet e nënshkruara para Bashkimit Europian, do të shqyrtohet mundësia e braktisjes së të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës dhe shuarjen e të gjitha institucioneve të Kosovës në mjediset me shumicë serbe në Kosovë”, kanë njoftuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pas takimit me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqi, dhe me drejtorin e deritashëm, Marko Gjuriqin, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

Siç citohet të kenë thënë, refuzimi i Prishtinës që të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe paraqet goditje në interesat vitale të popullit serb dhe rrezikon të drejtat e tijkolektive politike, ekonomike dhe sociale, thekson komunikata për media.