1 perditesime
11:35

Nis qarkullimi i qytetarëve pa teste PCR në kufirin me Maqedoninë

Me hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut pa testet për Covid 19, është vërejtur menjëherë interesimi i qytetarëve për të kaluar kufirin.

Disa prej tyre manë deklaruar që me muaj të tyre nuk kishin vizituar familjarët e tyre.

Në bazë të parimit të reciprocitetit edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë të hyjnë në Kosovë pa testin PCR për Covid 19. Nga ky rregull përjashtohen shtetet me rrezikshmëri te lartë për Covid 19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritje të rasteve të infeksionit.

08:44

Nga sot kufiri me Maqedoninë e Veriut kalohet pa test PCR

Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, hyn në fuqi nga sot. Nga kjo e hënë shtetasit e Kosovë mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut pa teste.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.