Arbëri

Guenter Schoepf, zëvendëskomandanti i ri i KFOR-it

Foto: KFOR / Facebook
 

Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO ka një zëvendëskomandant të ri. Sot gjeneral brigade nga Austria, Guenter Schoepf, mori pozicionin e dytë në hierarkinë e KFOR-it nga gjeneral brigade zviceran Laurent Michaud, i cili shërbeu për 13 muaj në Kosovë.

Një ceremoni zyrtare u mbajt në Selinë e KFOR-it, kryesuar nga Gjeneral Major Michele Risi, Komandanti i Forcës së Kosovës.