Arbëri

Tre të vdekur e 165 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 3 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, duke çuar në 416 numrin total të viktimave të pandemisë.

Në ditën kur kryeministri Edi Rama njoftoi vendosjen me detyrim të mbajtjes së maskave të fytyrës edhe në ambientet e hapura, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 165 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, nga 960 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15321 raste me koronavirus, prej të cilëve 5409 janë aktivë.