Arbëri

Bien temperaturat në Shqipëri

Bien temperaturat në Shqipëri
 

Shqipëria do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin rrebeshe shiu, ku fillimisht do të jenë në zonat veri-perëndimore pastaj duke u shtrirë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 26°C.