Arbëri

Thaçi: Dialogu s’ka alternativë

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë. Sipas tij, dialogu s’ka alternativë.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka njoftuar se në Bruksel ka biseduar me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilit i ka shprehur përkrahje për procesin.

“Dialogu s’ka alternativë. Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare. Neve na duhet BE-ja dhe BE-së i duhemi ne. Duhet të veprojmë”, ka shkruar ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i Lajçakut. Edhe ai në Twitter ka shpërndarë postimin e Thaçit duke thënë se “pajtohet plotësisht me të”.

Kosova e Serbia ishte paraparë të takoheshin në Bruksel më 28 shtator, por takimi ishte shtyrë për kohë të pacaktuar. Teksa Serbia po kërkon që temë e diskutimeve të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pala kosovare po e konsideron të mbyllur këtë çështje.