Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: BE-ja nuk na ofroi asgjë në këmbim të njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar ashpër pozicionin e Bashkimin Evropian në konfliktin me Kosovën. Në këmbim të njohjes së Kosovës, ai ka thënë se kjo vetëm i ofron asaj një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së, porse nuk po i ofron Serbisë asgjë.

Kur u pyet pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj: "Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, ka kritikuar kreu i shtetit serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha ai në një intervistë në dielën në “Kleine Zeitung”.

Vuçiq thotë se Serbia nuk mund të detyrohet ta njohë Kosovën pa marrë diçka në këmbim.