Arbëri

Mot me shi dhe vranësira pritet të jetë nesër në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas njoftimit të IHMK-së, në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, ndërsa në pjesën tjetër të territorit, mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell, transmeton KOHA.