Arbëri

Sot në Shqipëri hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave

Sot në Shqipëri hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave

Tiranë, 1 tetor - Nga dita e sotme qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të konsumojnë një kafe në ambientet e brendshme të lokaleve! 1 tetori shënon hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muajsh të mbyllura. Megjithatë, hapja e tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë këto biznese. Në protokoll thuhet se në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos 'përplasen' përballë mes tyre.