Arbëri

Krasniqi: Buxheti për rimëkëmbjen ekonomike gati është harxhuar

Krasniqi: Buxheti për rimëkëmbjen ekonomike gati është harxhuar

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka bërë thirrje që të kalojë projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ai ka thënë se buxheti për rimëkëmbjen ekonomike gati është shpenzuar dhe se duhet kaluar në Kuvend projektligji për të hapur mundësi për fonde shtesë.

“Kur e shikon pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 365 milionë. Janë harxhuar 136-137 milionë euro tashmë vetën për pakon emergjente dhe ende nuk ka përfunduar, ende është pjesa e ankesave. Janë ndarë 5 milionë euro për arsimin, për të krijuar mundësi për fillim të vitit shkollor. Janë ndarë dhjetë milionë euro për komunat për të rimbursuar shpenzimet që kanë pasur. E po ashtu këto 87 milionë euro dje për këtë program të rimëkëmbjes ekonomike. Krejt çka ka qenë e mundur të bëhet është bërë tashme, duke mos rrezikuar bilancin bankar e parametrat. Mund të themi se kemi shfrytëzuar gjitha mundësitë për të ndihmuar sektorin privat, bile kemi hyrë pak në bilanc bankar, me supozim se 50 milionë eurot e sivjetme nga Komisioni Evropian janë të sigurta”, ka thënë Krasniqi për emisionin “Express” në KTV. “Gjitha fondet e parapara për programin e rimëkëmbjes janë shpenzuar”.