Arbëri

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?

Çka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?
Foto: Ilustrim

Republika e Kosovës vazhdon të mos ketë qasje në 99 pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Republikën e Serbisë. Përveç identifikimit të tyre dhe vendndodhjes së aseteve, Prishtina zyrtare nuk ka informacione nëse këto prona shfrytëzohen apo cila është gjendja e tyre, thonë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), thuhet se “autoriteti administrative i Agjencisë vlen për të gjitha pronat e ndërmarrjeve, përfshirë edhe pronat jashtë Kosovës”.