Arbëri

BIK lejon të mbahen varrimet me ceremoni dhe të pamjet

Descriptive Text

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë të mbahen ceremonitë fetare.

Siç njofton BIK, vendim është marrë pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku ka lehtësuar masat antiCovid

“Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria e Republikës së Kosovës. Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamjet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID-19.