Arbëri

Caktimi i katër ekspertëve të jashtëm përplas VV-në me LDK-në

Caktimi i katër ekspertëve të jashtëm përplas VV-në me LDK-në
Foto: Ekonomia Online

Komisioni Hetimor Parlamentar i Kosovës ka propozuar katër ekspertë të huaj që të jenë pjesë e hetimit lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit, emrat e ekspertëve nuk janë bërë publik, megjithatë ka pasur mospajtime dhe diskutime mes anëtarëve të komisionit.