Arbëri

​Gashi: Specialja në bashkëpunim me Serbinë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

​Gashi: Specialja në bashkëpunim me Serbinë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi është deklaruar pas arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.