Arbëri

Tre të vdekur dhe 148 raste me COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Numri më i lartë i të infektuarve vazhdon në Shkup, Tetovë, Koçan dhe Berovë, ndërsa në Kumanovë, Dibër dhe Kumanovë ka më pak se 5 të infektuar.

Indeksi i të infektuarve në raport me numrin e testeve sot rezulton 12 për qind. Ndërkohë policia ka gjobitur 528 persona për mos zbatimin e masave mbrojtëse nga koronavirusi si vendosja e maskave. Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rekomandimeve./AlsatM