Arbëri

Vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë

Vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike paraqitet gjatë ditës së sotme por që një sistem i vranësirave të dendura parashihet të krijohet gjatë pjesës së dytë të ditës dhe si rezultat i këtij procesi fizik, pritet të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet më intensive parashihen në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë më pak reshje, sidomos jugu dhe juglindja e vendit, ku mund të ketë vetëm riga të izoluara shiu, derisa një pjesë e madhe e këtij territori nuk do të kenë fare reshje.