Arbëri

Ambasadori izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës është fakt, s’duhet të ndikojë në raportet me Serbinë

Ambasadori izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës është fakt, s’duhet të ndikojë në raportet me Serbinë
Foto: Ilustrim

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka deklaruar se shteti i tij teknikisht ende nuk e ka njohur Kosovën, por se kjo është pjesë e marrëveshjes në Washington, për të cilën nuk beson se do të ndikojë në raportet midis Serbisë dhe Izraelit.

“Atë problem nuk mund ta kuptojë askush më mirë se ne”, ka thënë ambasadori në një intervistë të premten, për mediet serbe. “Njëmend, unë kuptoj gjithçka që është thënë në kuadër të vendimit tonë”, ka shtuar ai.