Arbëri

Daçiq: Delegacioni i SHBA-së u “qesh” kur e pyeta “a kaluat mirë” në Prishtinë!

Daçiq: Delegacioni i SHBA-së u “qesh” kur e pyeta “a kaluat mirë” në Prishtinë!

Beograd, 25 shtator – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajtur të rëndë faktin se Brukseli, si një subnënshkruese të Marrëveshjes së Brukselit nuk ka reagim ndaj paralajmërimit se, siç e ka quajtur ai – në dialogun teknik midis Beogradit e Prishtinës nuk do të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS). Daçiq këtë deklaratë e bëri sot në TV Prva të Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se “askush nuk po e përmend AKS-në” dhe ka shtruar pyetjen nëse kjo do të thotë se së shpejti askush nuk do ta zërë në gojë as Marrëveshjen e Uashingtonit.