Arbëri

Vuçiq paralajmëron takimin Kosovë – Serbi, thotë se Asociacioni është i pashmangshëm

Vuçiq paralajmëron takimin Kosovë – Serbi, thotë se Asociacioni është i pashmangshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme për të biseduar në Bruksel më 28 shtator. Ai ka thënë se bisedime me palën kosovare duhet të vazhdojnë të jenë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, ndërsa ka insistuar se tema e Asociacionit të komunave serbe është e pashmangshme.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime, Asociacioni i komunave serbe është temë e pashmangshme dhe do të insistojmë në të”, i ka thënë Vuçiq gazetarëve në Serbi, raportojnë mediumet lokale.