Arbëri

Ellis: Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

Ellis: Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

“Mendoj se është një krizë e vërtetë” - me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare.

“Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi procesin, mbi gjyqin e drejtë. Nëse jeni në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson. Nuk mund të funksionojë”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.