Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

11 nga 35 të arrestuarit në Karaçevë ishin hetuar edhe më herët për kontrabandë

Aksioni në Karaçevë, që është konsideruar më i “suksesshmi i kësaj natyre” në Kosovë, ka të arrestuar persona të dyshuar, të cilët në vazhdimësi janë marrë me kontrabandë.

Me më pak zhurmë, por me vepra të njëjta, një pjesë e madhe e personave të ndaluar ishin arrestuar edhe më herët nga institucionet e drejtësisë.

Shumica e personave civilë që janë arrestuar të premten e kaluar kanë histori kriminale.

KOHA ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime emrat e të gjithë personave jozyrtarë, të cilët janë arrestuar edhe më herët për kontrabandë në këtë pjesë. Deri tani hetuesia ka arritur të sigurojë ekzistencën e dosjeve kriminale për 11 qytetarë të arrestuar.

Pesë nga ta, sipas të dhënave që ka KOHA, kanë të njëjtin mbiemër, të gjithë nga fshati Muçiverc i Komunës së Kamenicës. Me të njëjtin mbiemër e nga i njëjti fshat janë dy nga policët e arrestuar. Më i riu nga të arrestuarit e që ka histori kriminale, siç thuhet në dokumente, është një 23-vjeçar.

Edhe 11 nga 35 të arrestuarit në Karaçevë ishin hetuar edhe më herët për kontrabandë Video 11 nga 35 të arrestuarit në Karaçevë ishin hetuar edhe më herët për kontrabandë

Dy të arrestuar në këtë aksion janë nga fshati Mramor i Prishtinës. Njëri 70-vjeçar e tjetri 45 kanë po ashtu histori të mëhershme kriminale e që lidhet me veprën penale të kontrabandës. Nga Komuna e Kamenicës janë edhe 4 të arrestuarit e tjerë me dosje penale.

Në Prokurorinë e Gjilanit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS.

Burimet e televizionit kanë thënë se ka edhe zyrtarë policorë që janë arrestuar javën e kaluar e që për të njëjtat vepra janë hetuar edhe më herët. Njëri nga ta ishte arrestuar, por lënda në procedurë, siç kanë thënë burimet, i ishte parashkruar.

As Policia e as Inspektorati Policor nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS.

Megjithatë në fundjavë edhe prokurorja e rastit në kërkesën për caktimin e paraburgimit e pati përmendur faktin se aksioni i Karaçevës ka recidivistë të arrestuar.

Edhe Edhe dy të arrestuar në rastin “Karaçeva” Kronikë Edhe dy të arrestuar në rastin “Karaçeva”

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nuk ishte vepra e vetme të cilën dyshohet ta ketë kryer grupi i të arrestuarve të premten në Karaçevë të Kamenicës. Shumë prej të arrestuarve dyshohen edhe për kontrabandë me mallra nga Serbia, kryesisht kafshë. Në mesin e tyre edhe kafshë të sëmura.

Policia e Kosovës të premten e kaluar arrestoi 35 persona në këtë fshat, në zonën kufitare me Serbinë. Në mesin e tyre ishin 12 policë.