Arbëri

Hoti kritikon kompanitë publike të ujërave, kërkon më shumë profesionalizëm

Hoti kritikon kompanitë publike të ujërave, kërkon më shumë profesionalizëm
Foto: ZKM

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat. Nga aty ka kërkuar profesionalizëm më të lartë nga bordet e menaxhimit të kompanive publike të ujërave në vend, duke theksuar se në disa kompani, gjendja nuk është aspak e mirë sa u përket inkasimeve, ashtu edhe investimeve.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, si dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss.