Arbëri

Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj

Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj

Prishtinë, 22 shtator – Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të martën ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për proceset shtetndërtuese, dhe sidomos në përkrahjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.