Arbëri

VV-ja kërkon që Hoti të raportojë në Kuvend për “100-ditëshin e dështimeve”

VV-ja kërkon që Hoti të raportojë në Kuvend për “100-ditëshin e dështimeve”

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që kryeministri Avdullah Hoti të ftohet për raportim në Kuvend për “dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës”.

Kjo parti ka njoftuar të martën se nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të ftojë për raportim Hotin për shkak se “këto 100 ditë qeverisje janë përcjellë nga vendime të dëmshme për interesat shtetërore të Kosovës, paaftësi për të qeverisur në interes të qytetarëve dhe koncesione të shumta për Serbinë”.