Arbëri

Mungesë e grupeve negative të gjakut, QTGJ-ja me aksione në terren

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është duke u përballur me mungesa të mëdha të grupeve negative të gjakut.

Sipas drejtoreshës Bukurije Zhubi, derisa kjo qendër aktualisht po arrin t’i përmbushë kërkesat për doza të gjakut nga klinikat e QKUK-së, kërkesat më vështirësi po arrijnë t’i mbulojnë për grupet zero negativ, por edhe për grupet A dhe B Negativ, raporton KOHA.