Arbëri

Shtetet e Ballkanit nuk i kanë përmbushur obligimet e marra nga Procesi i Berlinit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre karshi Procesit të Berlinit, për shkak të mungesës së përkushtimit politik.

Sipas një hulumtimi të Formimit Ballkanik mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve nga Samiti i Londrës dhe Poznan-it, zotimet e marra nuk kanë përkuar me realitetin dhe infrastrukturën për përmbushjen e tyre, raporton KOHA.