Arbëri

Dy të vdekur dhe 61 raste me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 61 raste me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 61 raste pozitive me koronavirus dhe dy të vdekur, një nga spitali rajonal i Gjilanit dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.