Arbëri

Ditë me vranësira dhe kthjellime sot në Shqipëri

Descriptive Text

Dita në Shqipëri sot nis me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme, të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim në zonat malore dhe kryesisht në Juglindje ku priten dhe shira të izoluar, duke lënë zonat e ulëta dhe bregdetare me kthjellime dhe vranësira.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.