Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të enjten në Bruksel dy shtetet do të diskutojnë për çështje financiare.
Sipas tij, pas këtyre diskutimeve, në tavolinë, në ditët e ardhshme, do të jenë në vijim çështjet për komunitetin jo shumicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipet negociatore të diskutojnë për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe rregullimin e çështjeve për komunitetin joshumicë. Të dyja çështjet janë shumë komplekse. Prandaj ne do të diskutojmë çështjet financiare nesër dhe çështjet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Të mërkurën, presidenca e Kosovës i ka kërkuar në mënyrë urgjente Kuvendit të Kosovës që të votojë një rezolutë që do t’ia ndalonte kryeministrit Avdullah Hoti negocimin e çështjeve të brendshme të Kosovës dhe temave që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror. Presidenca e ka cilësuar “gabim të madh dhe të rrezikshëm” hapjen e temave për të drejtat e komuniteteve dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.