Arbëri

Fetah Rudi shërohet nga COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Fetah Rudi, është shëruar nga koronavirusi.

Ai njoftoi përmes Facebook-ut se sot madje edhe është liruar nga spitali.

Ka treguar edhe për vështirësitë që ka pasur këto ditë.

“Pas 21 ditësh në përballje me Covid19, prej të cilave 16 në Kliniken Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga Covid19. Shumë ditë e netë pa gjumë, me frymëmarrje të vështirësuar, e me një kollitje të madhe. Ishin këto ditë e nete të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t'ia dal. Por, fal zotit dhe mjekëve, edhe këtë sfidë tejkalova”, shkroi ai.

 

Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam...

Posted by Fetah Rudi on Wednesday, 16 September 2020