Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për thirrjen e seancës së parë në sesionin vjeshtor.
Kryesia do të shqyrtojë një sërë pikash të papërfunduara që iu kanë grumbulluar nga seancat e kaluara, e po ashtu pritet të trajtohet kërkesa e kryeministrit Hoti për raportim sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit.
Si kërkesa janë edhe thirrja për interpelancë nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje për ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu dhe ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
Krahas kësaj në kryesi pritët të shqyrtohen edhe disa projektligje të ardhura nga qeveria.