Numri i veçantë i së dielës në “Koha Ditore” këtë javë u kushtohet arsimit në kohë pandemie dhe vendimeve të institucioneve për rifillimin e tij më 14 shtator. Përveç shkrimit kryesor, në numrin e së dielës mund të lexoni një sërë artikujsh të veçantë nga kultura, sporti, bota e të tjera.
Me arsimin në kohë virusi dhe vendimin e vonshëm të institucioneve për nisjen e mësimit, nis tema e javës e edicionit të së dielës në “Koha Ditore”.
Gjatë shfletimit të kësaj teme mund të lexoni më gjerësisht për dilemat rreth testit të arritshmërisë, ikjes nga përgjegjësia e për pasojat psikologjike të zhvillimit të mësimit në kohë pandemie.
Në intervistën e së dielës do të njiheni me qëndrimet e njohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, dhe për mospërgjegjësinë institucionale për t’i bërë përgatitjet në kohën e duhur.
Faqet 12-13 na kthejnë pas në kohë, ku përmes retro-reportazhit vjen Tirana si kryeqytet në sytë e Joseph Rothit, gazetar e shkrimtar austriak.
Bota flet për vitin që ndryshoi Evropën dhe lirinë që zgjati vetëm dy ditë.
Nga kultura mund të lexoni për Dorian Jespers, regjisorin e kontrasteve nëpër vendet e izoluara dhe për portretet e grave të prekura nga kriza e refugjatëve.
Derisa monumenti përcjell rrëfimin e Sulltan Latifit, trashëgimtar i pestë i saraçëve të Mitrovicës.
Në sport mund t’i lexoni detajet për rikthimin e Sabien Lilajt në Prishtinë pas pesë vjetësh dhe rrëfimin e Enxhi Xhanaj, basketbollisten nga Shkodra që do ta vazhdojë karrierën në Prishtinë edhe për dy vjet të tjerë.
Si zakonisht nuk mungojnë shkrime e artikuj të tjerë shumë interesant.