Arbëri

Mungesa e barnave anti-Covid i detyron pacientët t’i sigurojnë vetë ato

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Mbi 300 pacientë të konfirmuar me Covid-19, që gjenden në spitalet dhe klinikat e QKUK-së momentalisht mund të marrin vetëm njërën prej tri terapive për trajtimin e sëmundjes së tyre.

Ndonëse MSH-ja javën e kaluar i hapi rrugë importimit të tri barnave për trajtimin e Covid-19, Remdesevir, Favirapir dhe Hidroksiklorokinës , QKUK-ja ka në dispozicion vetëm këtë të fundit.