Arbëri

Gjukanoviq për televizionin austriak: Ringjallja e projektit serbo-madh, kompensim për Kosovën

Foto: Ilustrim
 

Projekti serbo-madh është ringjallur. Ai projekt synon që Serbisë t’ia sigurojë njëfarë kompensimi për humbjen e Kosovës dhe natyrisht se Mali i Zi është caku i parë i nacionalizmit serbo-madh, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në intervistën për televizionin publik austriak, ORF TV.

“Këtë mbase e kuptojmë të gjithë. Shumë herë e kemi përmendur këtë rrezik gjatë viteve të kaluara, duke mos e theksuar kurrë interesin e Malit të Zi në plan të parë”, ka thënë ai.