Arbëri

Mbi 50 për qind më pak fluturime në Prishtinë për dallim nga viti i kaluar

 

Me masa të shtuara, por me numër dukshëm më të ulët të fluturimeve po vazhdon punën Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Derisa qytetarët të cilët udhëtuan nëpërmjet këtij aeroporti treguan për përvojat e tyre dhe nivelin e respektimit të masave.
Nëpër këto procedura kalojnë të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Krejt këto masa po merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Personat të cilët mesditën e së martës udhëtuan për në shtetin e Zvicrës thanë se është dashur të vijnë rreth 3 orë më herët, me qëllim që të kalojnë procedurat e nevojshme.