Arbëri

VV – AAK, biseda joformale për të çuar vendin në zgjedhje

 

Mungesa e mbështetjes nga partnerët e koalicionit për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president, është rrethanë e cila mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje, e cila insiston në zgjedhje të parakohshme, tani edhe Aleanca i ka përmendur ato, nëse kreu i saj nuk zgjidhet në krye të shtetit.
 

KOHA merr vesh se në biseda joformale është përmendur mundësia e një bashkëpunimi mes VV-së dhe AAK-së, i cili do të çonte në krijimin e rrethanës që vendi të shkojë në zgjedhje, duke mos e përjashtuar as një koalicion të mundshëm paszgjedhor.