Arbëri

Ramadani: Kosova është e përgatitur të përballet me valën e dytë të COVID-19

Ramadani: Kosova është e përgatitur të përballet me valën e dytë të COVID-19

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka thënë se Kosova është e përgatitur që të përballet me valën e re të pandemisë së koronavirusit.

“Si shtet jemi të përgatitur edhe për valën e dytë apo të tretë të COVID-19. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale, organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive e legjislative që t’i dalim përballë valës së re eventuale që pritet të jetë në të gjithë botën prej tetorit e tutje”, ka thënë ai, pas vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.