Arbëri

Gashi: MSH-ja urgjentisht ta liberalizojë tregun për testet e COVID-19

Descriptive Text

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet që urgjentisht ta liberalizojë tregun për testet PCR për Sars-CoV-2.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo duhet të ndodhë që të mos lejohet operimi i kundërligjshëm të një kompanie të vetme në treg për këto teste.

“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste”, ka thënë ai.

Këto deklarata Gashi i ka bërë pasi u publikua fotografia ku një test është paguar 200 euro në laboratorin Medical & Laboratory.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut.

E Ministria e Shëndetësisë ka arsyetuar çmimin 200 euro për testin PCR, derisa ka thënë se është test i shpejtë dhe rezultati del për një orë