Arbëri

“Batalioni i Mjekësisë” i FSK-së në dispozicion të luftimit të pandemisë Covid-19

​Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar ministrin e FSK-së, Anton Quni me të cilin ka biseduar për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19.

Ai ka thënë se ministri Quni e ka njoftuar se FSK-ja është në gatishmëri dhe ka kapacitete mjekësore e logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situate.

Ndërsa ka thënë se aktualisht është vënë në gjendje gatishmërie edhe “Batalioni i Mjekësisë” në kuadër të FSK.