Arbëri

VV-ja konsideron se Thaçi po tenton t’i fshehë gjurmët në rastin e Deharit

VV-ja konsideron se Thaçi po tenton t’i fshehë gjurmët në rastin e Deharit
 

Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi për media ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po tenton t’i fshehë gjurmët për rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Ky reagim vjen pasi KOHA raportoi se i dyshuari për vrasje të dyfishtë, Luz Allaku, të cilit presidenti ia ka falur 3 vjet e gjysmë të dënimit, nga 15 vjet në total sa ishte dënuar, është dëshmitar në procesin hetimor për vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.