Arbëri

Shkon në 55 numri i laboratorëve privatë të licencuar për testimet për COVID

Ka shkuar në 55 numri i laboratorëve privatë të licencuar për testimet për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të premten listën e katërt, me nëntë laboratorë që do të ofrojnë shërbimin e kryerjes së testimeve serologjike.

Në nivel vendi, deri tash, janë regjistruar 10988 raste pozitive me koronavirus. 6616 persona janë shëruar, ndërsa 373 kanë humbur betejën me COVID-19. Në Kosovë, nga fillimi i pandemisë e deri më tash, me metodën RT-PCR janë kryer 42 mijë testime.

Image