Arbëri

Në dy muaj divorcet në Shqipëri u pesëfishuan

Në dy muaj divorcet në Shqipëri u pesëfishuan

Situata e krijuar nga pandemia ndikoi pozitivisht në marrëdhëniet mes çifteve, por rihapja graduale solli një rritje të numrit të padive në gjykatë për zgjidhje martese. Nga maji deri në korrik u pesëfishuan rastet e divorceve në Shqipëri, ndërsa numër i lartë në këtë periudhë vërehet dhe për dosjet e divorceve të cilat janë zgjidhur, bën të ditur oranews.

Periudha më shumë se 2 mujore kur vendi ishte pothuajse në izolim total, solli një ndikim pozitiv në lidhjet familjare duke ulur ndjeshëm rastet e divorceve mes çifteve.