Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një takim që sot ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it, gjeneral Michele Rissi, ka kërkuar bashkëpunim më të thellë mes kësaj strukture ushtarake dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.
Të premten pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u panë të kenë hyrë në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke ngritur reagime të shumta. Në një njoftim nga KFOR-i ishte thënë se kjo ishte në kuadër të patrullimeve të përbashkëta në vijën kufitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetarja Osmani tha se, si udhëheqëse e Kuvendit dhe përfaqësuese e popullit, e çmon jashtëzakonisht lart gatishmërinë e KFOR-it për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt, por kërkoi po kështu që bashkëpunimi i kësaj strukture ushtarake të thellohet me institucionet e sigurisë të Kosovës, në mënyrë që qytetarët e vendit të ndihen të sigurt dhe që të shmangen situatat, sikur ajo e Karaçevës, të cilat mund të ndikojnë që qytetarët e vendit të mos ndihen të sigurt”, thuhet në një njoftim të Kuvendit për takimin që sot Osmani ka pasur me Rissin.
“Kosova i ka të përcaktuar kufijtë e saj që nga 17 shkurti i vitit 2008 dhe qytetarët e vendit duhet të ndihen të sigurt në çdo cep të vendit”, ka thënë Osmani, sipas njoftimit.
