Arbëri

Haradinaj: Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, e paautorizuar

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar në sqarimin e KFOR-it se futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ishte një patrullim i rregullt dhe i sinkronizuar mes këtyre dy forcave përgjatë vijës kufitare Kosovë – Serbi.

Të premten, xhandarmëria serbe u pa në thellësi të fshatit Karaçevë, e pas reagimeve të shumta të qytetarëve dhe të politikanëve, KFOR-i deklaroi se anëtarët e tij është në përcjellje të tyre.