Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër ligjit të propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Tani, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një shkrim ekskluziv në Koha Ditore, shpjegon arsyet pse.
Kosnett, në shkrimin e tij autorial që publikohet të premten, sqaron se cilat janë problemet me ligjin e propozuar dhe propozon zgjidhjen alternative që do t’i nderonte luftëtarët e UÇK-së, në vend se ta minonte trashëgiminë e saj.